Aldrin Dalipi sot merr drejtimin e Këshillit Bashkiak të Tiranës.

465
Sigal

Sot në orën 18 mblidhet Këshilli Bashkiak, për të zgjedhur sekretarin dhe nënkryetarët e rinj

Sot Aldrin Dalipi merr kryesinë e Këshillit Bashkiak të Tiranës, edhe zyrtarisht, pas zgjedhjes së tij në 30 maj, nga këshilltarët e PS-LSI-së.

Këshilli Bashkiak i Tiranës ndodhet në një situatë kaotike. Për këtë javë, anëtarët e këshillit janë njoftuar për dy mbledhje. Dje  u zhvillua mbledhja e Këshillit Bashkiak të Tiranës, vetëm me praninë e këshilltarëve të djathtë, e thirrur nga zv/kryetari i Këshillit Bashkiak Zamir Ndroqi, ndërsa mbledhja tjetër është thirrur për sot nga Kryetari i Këshillit, Aldrin Dalipi. Në mbledhjen e djeshme, Njazi Kosovrasti njoftoi dorëheqjen e tij nga posti i Kryetarit të Këshillit, në kushtet e realitetit të ri që ka sjellë ndryshimi i maxhorancës në Këshillin Bashkiak, pas bashkimit të këshilltarëve tëLSI-së me ata të PS-së.

Prefekti i Tiranës shkarkon Kosovrastin nga Kryetari i Këshillit Bashkiak

Dje, Prefekti i ri i Qarkut të Tiranës, Sadi Vorpsi shkarkoi Njazi Kosovrastin nga posti i Kryetarit të Këshillit Bashkiak të Tiranës.

 Reagon Aldrin Dalipi: “Qëndrim qytetar i Prefektit”

Prefekti letër për funksionimin e Këshillit Bashkiak të Tiranës. Prefekti konsideron në përputhje me vullnetin e shumicës dhe rregullores së Këshillit vendimet e 3 Majit 2013 për shkarkimin e Kosovrastit dhe zgjedhjen e Kryetarit të ri të Këshillit. Një qëndrim ligjor e qytetar i Prefektit të Tiranës, Sadi Vorpsi, përballë shqetësimit qytetar për funksionimin e Këshillit Bashkiak. Tirana pret..