Kreu i ARRSH, Afrim Qëndro: Investimi i rehabilitimit në autostradën Tiranë – Durrës do të zgjidhë përgjithmonë problemin e përmbytjeve

768
Sigal

Kreu i ARRSH, Afrim Qëndro inspektojnë ndërhyrjen në autostradën Tiranë-Durrës

Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë Damian Gjiknuri dhe Drejtori i Autoritetit Rrugor Shqiptar Afrim Qëndro kanë inspektuar nga afër punimet që po kryhen në segmentin Tiranë-Qafë Kashar, ku po ndërtohen dy tombino që zgjidhin problemin e përmbytjeve. “. Investimi është në kuadër të programit rehabilitues të rrugëve. Kërkojmë ndjesë për ndonjë pengesë që mund të krijohet gjatë këtyre ditëve në trafik por kjo është e domosdoshme për të evituar probleme edhe më të mëdha. Vitin e fundit, programi i rehabilitimit të rrugëve ka qenë intensive dhe u bë e mundur të investohen mbi 25 milion euro. Produktet janë të prekshme, me sinjalistikën, riparimin e disa akseve kryesore. Edhe gjatë ditëve me reshje dëborë u vu re se programi i mirëmbajtjes po funksionon shumë mirë.”, – theksoi Gjiknuri.