A i shkeli afatet kushtetuese për anëtarin e ri të Gjykatës Kushtetuese? Meta sqaron vendimin dhe sulmon kreun e KED

97

Presidenti Ilir Meta, në një deklaratë për mediat, ka sqaruar vendimin për dekretimin e Marsida Xhaferllari, si anëtare e Gjykatës Kushtetuese.

“Duhet të keni të qartë ju si gazetar dhe çdo qytetar se nuk ka një afat të caktuar në Kushtetutë për Presidentin e Republikës. Ka një afat për Parlamentin sepse dihet që është një institucion kolegjial por nuk kemi një afat për Presidentin.

E dyta, Kushtetuta është mbi çdo gjë. Për herë të parë krijohet Gjykata Kushtetuese sipas reformës dhe është tepër e rëndësishme që të respektohet Kushtetuta aq më tepër Gjykata Kushtetuese. Çdo akt në këtë proces i Presidentit, i Parlamentit dhe institucioneve të përfshira është historik sepse do mbetet si referencë në të ardhmen.

Çdo veprim do të jetë precedent për të ardhmen. Duhet të kemi të qartë të Komisioni i Emërimeve në Drejtësi është një institucion i cili merret vetëm me menaxhimin administrativ për të garantuar zbatimin e Kushtetutës. Tregon qartë se si krijohet Gjykata Kushtetuese. E thotë qartë të Presidenti ka të drejtë të emërojë vakancën e parë, pastaj Parlamenti dhe përsëri Presidenti.

Është detyra e KED-së të rregullojë listat e vakancave, kritereve dhe afateve dhe të mos kemi përplasje midis institucioneve dhe nuk është e kundërta që KED, i cili është institucion kolegjial, akoma më qartë që Kryetari i KED-së të bëja lojëra të karakterit administrativ duke vendosur kohën kur duhet të dërgojë listat për Presidentin dhe Parlamentin në një mënyrë pa e tepruar për të thënë mafioze që të vendosë kreun e Shtetit në këtë pozitë që o të shkeli Kushtetutën. E bllokuan krijimin e KED për dy vite në mënyrë që të gjenin një kryetar si ky që bën lojëra.”, tha Presidenti Meta.