Aktori 71-vjeçar, Arnold Schwarzenegger goditet pas shpine gjatë transmetimit live në “Snapchat”

158

Arnold Schwarzenegger është  sulmuar befasisht gjatë një eventi në Johannesburg, në Afrikën e Jugut. Aktori 71-vjeçar, po filmonte lojën e disa fëmijëve dhe po e transportonte live në “Snapchat”, kur befas një person e goditi me shqelm në shpinë gjatë një hedhjeje në ajër. Personi që e sulmoi aktorin, u ndalua nga rojet e sigurisë.

Schwarzenegger, pas sulmit u bëri thirrje fansave të mos shqetësohen për të.

“Faleminderit për interesimin, por nuk keni pse shqetësoheni. Mendova se më shtyu turma, gjë që ndodh shpesh. Më pas kuptova se mora një shqelmim dhe këtë e kuptova vetëm pasi pashë videon, si të gjithë ju.

Jam i lumtur vetëm që, ai idjoti nuk arriti të më prishte direkten në Snapchat”, shkruan Schwarzenegger.