Mediat indiane raportojnë se një leopard i konsideruar si i “tmerrshëm” u vra në pyjet pranë Nju Delhi. Kafsha e bukur por vrastare, u kishte marrë jetën 21 vetëve vetëm në tre vjet.

Autoritetet thanë se ishte e pamundur që të zihej në kafaz ose në një kurth, dhe ndaj e vetmja mënyrë ishte që ta qëllonin atë. Por gjatë ekzekutimin, gjithsesi ka arritur të rrezikojë dhe jetën e tre personave të tjerë që mbetën të plagosur.

Leopardi ishte bërë tmerr për banorët e zonës, pasi kishte arritur t’u futej dhe në shtëpi.