Të dashuruar me një fanellë

601
Sigal

  Lojtarët besnikë të kluheve: nga Rajan Gigsi i Mançesterit, te Paolo Maldini i Milanit

Cila është pika e përbashkët midis Paolo Maldinit, Karles Pujolit dhe Stivën Xherardit? Këtë futbollistë të talentuar u janë qëndruar korrektë klubeve në të cilët kanë nisur karrierën e tyre.

  Rajan Gigs dhe Mançester Junaitid

  Rajan Gigs e ka vendlindjen e tij, Kardifin, në moshën shtatë vjeç për t’u vendosur në periferi të Mançesterit, në Suinton, për shkak të transferimit të babait të tij në ekipin lokal të regbisë. Dy vjet më pas, ai u ndoq nga një rekrutues i Mançester Sitit, Denis Shofield, që e mori nën mbrojtjen e tij. Por, megjithatë, ishin rivali Mançester Junaitid që e bëri të tij kur ai ishte 14 vjeç. Ishte vetë Aleks Fergusoni që besoi shumë të uellsiani i ri, duke e bindur atë të vinte te “Djajtë e Kuq’. Disa ditë më parë, ai kishte realizuar tre gola në një ndeshje testuese duke u habitur të gjithë. Në mars të vitit 1991, Rajan Gigs luajti për herë të parë në kampionatin anglez në moshën 17 vjeç. Disa javë më pas, ai u përfshi në formacionin titullar në “Old Traford”… përballë Mançester Junaitid. Qysh atëherë, numri 11 i Mançesterit ka hyrë në legjendat e klubit. Është ai që i lojtari me më shumë trofe në historinë e “Kuqe e zinjve”. Gjatë karrierës së tij ai ka fituar 34 trofe me Mançester Junaitid, prej të cilëve 13 tituj kampionë, çka e bëjnë atë lojtarin më shumë të titulluar në historinë e futbollit. Ai është që nga viti 2008, lojtari që ka diskutuar më shumë ndeshje me fanellën e Mançester Junaitid. Deri në fund të sezonit 2012-2013 ai numëronte 941 ndeshje.

   Karles Pujol dhe Barcelona

 Karles Pujol u zgjodh kapiten i Barcelonës në fund të sezonit 2003-2004, falë votave të lojtarëve dhe stafit teknik. Djali i La Pobla de Segur, ai simbolizon pavarësinë katalanase të vënë në dukje nga klubi dhe presidenti i tij, barcelonasi Hoan Laporta. Më 17 maj 2006, ai bë midis të tjerave katalanasve që ngriti Ligën e Kampioneve, pas fitores së “blaugranasve” ndaj Arsenalit. Në fillimet e tij, Pujoli ishte një portier, por problemet që ai pati në shpatull ndikuan që ai te jetë lojtar në fushë. I zbuluar nga Barcelona në moshën 17 vjeç, ai u integrua në akademinë e klubit (“La Masia”) dhe luajti me ekipin B, përpara se të thirrej  në ekipin e par nga Luis van Gali në vitin 1999. Palmarasi i Karle Pujolit u hap në vitin 2005 me një titull kampion të Spanjës. Qysh atëherë, ai ka fituar edhe pesë kampionate të tjera (2006, 2009, 2010, 2011 et 2013) dhe tre Liga të Kampioneve (2006, 2009 et 2011).

  Francesko Toti dhe Roma

 Në moshë fare të re, Françesko Toti ishte shumë pranë Milanit, por nëna e tij refuzoi që ai të linte qytetin ku ai ishte lindur, Romën. Me një teknikë të lindur, ai u përfshi në ekipin e të rinjve të Romës në vitin 1989. Në moshën 16 vjeç e gjysmë, ai bëri paraqitjen e parë me ekipin A, atëherë të trajnuar nga serbi Vujadin Boskov. Atë ditë, Roma fitoi 2-0 në transfertë, në fushën e Breshias. Ai u bë titullar në ekipin tip roman duke nisur nga sezoni 1994-1995, ku ai luajti 21 ndeshje në kampionat. Dy vjet më pas, në vitin 1997, a mbajti shiritin e kapitenit kur ai nuk ishte më shumë se 21 vjeç. Sezoni 2013-2014 do të jetë sezoni i 20-të me ekipin e parë të Romës. Autori i 281 golave në 668 ndeshje, ai është golashënuesi më i mirë dhe lojtari me më shumë ndeshje në historinë e klubit. Dhe matësi i tij vazhdon të punojë.

 Stivën Xherard dhe Liverpuli

 Në moshën 9 vjeç, Stivën Xherard u integrua në Akademinë e të rinjve të Liverpulit, shkolla e klubit ku më parë kishin kaluar emra të tillë si Majkëll Ouen, Robi Fouler dhe Stiv MekManaman. Deri në moshën 15 vjeç, për shkak të një problemi shëndetësor, ai nuk ishte i lejuar deri në 20 ndeshje për sezon, çka dhe i frenoi progresimin e tij. Ashtu, si dhe e ka shpjeguar më vonë në autobiografinë e tij, ai ishte në provë edhe në disa ekipet të tjera (midis tyre Mançester Junaitid), ndërkohë që klubi i Liverpulit i ofroi një kontratë profesionisti. Në vitin 1998, ai përfitoi nga dëmtimi i Xhemi Rednapit për të luajtur ndeshjet e para me ekipin e parë. Në sezonin pasues ai ishte në listën e titullarëve të Zherard Hulierit, trajnerit francez të “Reds”-ave. Kapiteni emblematik i Liverpulit dështoi të largohej nga klubi i tij në vitin 2005. Lojari i tretë në klasifikimin e “Topit të Artë”, ai ishte vetëm pak centimetra larg nënshkrimit me Çelsin. Më në fund, ai u tërhoq dhe u kërkoi falje mbështetësve të tij, duke u justifikuar se ai ëndërronte të largohej.

  Paolo Maldini dhe Milani

 “Njeriu Histori”, ky ishte nofka e dhënë për Paolo Maldinin nga “Dailly Mirror”, pas finales fituese të Milanit në vitin 2003 kundër Juventusit në Ligën e Kampioneve. Me klubin lombard, Paolo Maldini ka fituar gjithçka: shtatë kampionate në Itali, një Kupë dhe pesë Superkupa të Italisë, pesë Liga të Kampioneve, pesë Superkupa të Europës, dy Kupa Interkontinentale dhe një Kupë të Botës për Klubet. Në 25 sezone të luajtura me “Rossoneri”, Paolo Maldini ka luajtur 902 paraqitje me klubin. Rekordi i mëparshëm mbahej nga Franko Barezi, që ka luajtur rreth 700 takime në të gjitha kompeticionet e përziera.

   Vëllezërit Barezi te Milani dhe Interi

 Franko Barezi ia kushtoi tërë jetën e tij Milanit, klubit për të cilin ai luajti 20 vjet. Në të kundërt, vëllai i tij, Xhuzepe, kaloi një pjesë të madhe të jetë së tij te Interi, rivali i përjetshëm. Mbrojtësi Franko Barezi fitoi gjashtë kampionate dhe tre Liga të Kampioneve me Milanin, teksa në total ai luajti më shumë se 500 ndeshje zyrtare me “Rossoneri”. Në shenjë respekti për besnikërinë e tij pa fund, klubi milanez hoqi nga qarkullimi bluzën me numrin 6. Përsa i përket Xhuzepes, vëllait të madhe të Frankos, ai ia kushtoi karrierën e tij Interit. Pas 26 vjetësh në shërbim të zikaltërve, ai nënshkroi dy vjet me Modenën. Pasi la futbollin ai u rikthye në familjen zikaltër ku është drejtor i akademisë së moshave.

  Iker Kazijas dhe Real Madrid

 I mbërritur në qendrën e formimit të Realit të Madridit në moshën 8 vjeç, Iker Kazijas është aktivizuar me të gjitha ekipet e moshave përpara se të integrohej si rezervë të Realit. Në vitin 2000, ai përfitoi në nga një dëmtim i numrit një madrilen për të bërë hyrjen e tij në oborrin e madh të “Klubit të Bardhë” gjatë finales së Ligës së Kampioneve kundër Valencias.

  Ksavi dhe Barcelona

 Ksvvi është një fëmijë i “La Masia”, qëndrës së formimit të Barçës, ku ai është integruar në moshën 11 vjeç. Gjashtë vjet më vonë ai është në ekipin e dytë të Barçës. 17 vjeçar ai bën pjesë me ekipin e parë, ndërsa trajneri Luis van Gal i jep hapësirë në sezonin 1989-1999. Ai ka fituar shtatë kampionate në Spanjë, tre Liga të Kampioneve dhe pesë Superkupa të Spanjës.