Rita Ora tregon se si e ndaluan të hyjë në një restorant për shkak të veshjes

134
Këngëtarja e njohur Rita Ora është shumë aktive kohëve të fundit në tregun muzikor dhe kënga e saj “Anywhere”, është pritur mirë nga fansat e saj.
E ftuar në spektaklin e “The Jonathan Ross Show”, Ora ka treguar për një ngjarje të pazakontë që i kishte ndodhur vite më parë.
Këngëtarja me prejardhje shqiptare ka përmendur një rast kur e kanë ndaluar të hyjë në restorantin e shefit të famshëm Gordon Ramsey.
“Unë doja, ashtu si të gjithë të konsumoja një vakt në restorantin e Ramsey, por nuk më lanë. Hyra dhe isha e lumtur që do haja, por ata më ndaluan duke më thënë se veshja ime ishte e papërshtatshme”, ka treguar Rita Ora me të qeshura.
‘Atë ditë isha veshur me tuta sportive me atlete, pa qenë në dijeni se restoranti në fjalë, kishte një kod veshjeje’ shtoi këngëtarja.