Dhimbja dhe mjerimi janë në harmoninë e ekzistencës së tyre

61

 

Pa Ismail Kadarenë, Dritëro Agollin Kujtim
Spahivoglin, bota shqiptare e artit do të ishte e vogël në botë


-Shqipëria nënë e rreckosur e burrave fisnikë
dhe e grave që rrezatojnë bukurinë e shtojzovalleve

 

-Institucionet kulturore nuk përfillin
mendimin kombëtar sepse drejtuesit nuk kanë konceptin e kundërvënies

 

Mark Topollaj, kinoregjisor

 

Evropa, në gjurmimet
historike shihet se në raste decizive, popullit më të vogël të kontinenti i
vuri grykën e pushkës dhe i mori tokat padrejtësisht dhe ju dha këlyshëve të
Rusisë. Kjo tokë është e jona e jo çiflig i askujt ose mall tregu në duart e
kopukëve të Ballkanit e të Europës. Na ktheni tokat, na ktheni Çamërinë. Ky
veprim do të shuaj kontradiktat ballkanike dhe do të tregojë se jeni të gatshme
të merrni përgjegjësitë e veprimi të gabuar tragjik për Shqiptarët. Drejtësia e
këtij vendi të trazuar kërkon me pa vetëm thellësinë e errësirës. Nata vjen shpejt,
kurse mëngjesi është i pa arritshëm.

Shqipëria nënë e rreckosur

Shqipëria nënë e rreckosur
e burrave fisnik dhe e grave që rrezatojnë bukurinë e shtojzovalleve, thotë
Bajroni, jetojnë në luginat e Ilirisë. Ky vend është i rrethuar me male sublime
dhe shtëpi karakteristike të vendosura në grykën e maleve, të cilat si këto
rrallë herë i shef syri në rruzullin tokësor. Në veprën “Përrallat te hani buzë
rrugës” të shkrimtarit Longfollou na flet për heroin tonë Skënderbeun. Na
kujton mallin e lavdisë së shkuar. Nuk e di se si më lind pyetja: Pse shqiptarët
historikisht të krishterë do të konvertohen në mysliman?! Ndoshta kjo ka ardhur
si një kompleks psikologjik i drejtuesve të pa aftë. Më mirë se kushdo kësaj
pyetje mund ti përgjigjet Sali Berisha si pinjoll e fundamentalizmit, si
komunist i thekur dhe agjent besnik i pansllavizmit ballkanik. Shqiptarët që
banojnë në tokën e tyre të shenjtë me tradita e zakone të rralla janë të
destinuara të ndjekin vuajtjet e të parëve të tyre.

 Pse?

Dhimbja dhe mjerimi janë në harmonin e ekzistencës së tyre.

 

Drejtësia e mohuar dhe
mendimi intelektual është thërrmuar. Orientimi estetik shkrihet me fundamentalizmin
dhe prezantojnë aftësinë e shteti oligarkik. Intelektualët krijues dhe ata mbarë
kombëtar duhet të ngrihen në një përballje frontale kundra harrimit të qëllimit
e përçmimit për të krijuar përmendoren e mendimit kombëtar, si një veprim
sublime për madhështinë e kombit.

Ju njerëzit e fryrë të
politikës nga madhështia e rreme e pushtetit e quani veten njerëz të përvojës
dhe mund të sfidoni vet vdekjen, pavdekësinë e ndërgjegjen e kombit. Me shumë
modesti po jua them se jeni më të pa aftit e Shoqërisë Shqiptare. Kjo thënie është
domethënie, sepse dhimbja popullore vjen çdo ditë ma intensive, sidomos kur
mendon jetën e humbur të fëmijëve tanë. Në Shqipëri stinët e vitit janë të pa
zakonta dhe të trishtueshme. Në veprat e letërsisë shqipe shkrimtarët kanë
nxjerrë në dukje veprimin e kuptimit të historisë duke sjellë fenomenin e vetëmohimit.
Lirika elegjiake përcakton veprimin e flijimit personal që është fillimi dhe
fundi i tonit kryengritës përpara padrejtësisë. Në këtë analizë të shkurtër u
shtyra nga shpirti kryengritës i At. Gjergj Fishtës –Homeri i ri i Shqiptarëve.
Ky prift françeskan, misterin e fateve të kombit e kërkon tek kulti i trimërisë
që del nga gryka e pushkës. Sot nuk është kohë për të folur për gjenialitetin e
këtij fenomeni por shqiptarët duhet ta dinë se nuk ka shkrimtar në botë dhe
Europë që është krahasuar me Homerin, me Dante Aligierin, me Gëten e Shilerin. Në
këmbim letrash midis Eqerem Çabejt me Lasgush Poradecin, ky i fundit i përgjigjet:
Fishta edhe në fushën e satirës, vrapon krahë për krahë me Molierin. Letërsia
moderne Shqiptare lidhet me fenomenet e e bashkëkombësve për të krijuar forma e
ndjeshmëri të reja të krahasueshme me letërsinë bashkëkohore Europiane. Në
vazhdimësinë e kësaj rrjedhje u kultivuan karakteristikat individuale të cilët
nxorën kupolën e atdhetarizmit.

 

Pa dyshim ju politikanë jeni njerëz periferikë me karakter skandaloz.

 

Mendimi dhe guximi legjitim
kundra padrejtësisë duhet të na nxis për t’ju drejtuar organeve juridike
shqiptare dhe asaj Europiane për të na kthyer ndërtesën e vjedhur të lidhjes së
shkrimtareve. Kineastët por e gjithë shoqëria shqiptare duhet të vihen përballë
trurit të ndryshkur të politikës për t’ju kthyer kinostudion kineastëve dhe
popullit. Kjo qendër ka ra në dorën e të pamundurve të cilët i bëjnë propagandë
mediokritetit politik. Shteti dhe politika kanë harruar se kjo qendër mbrohet
nga UNESKO. Është e udhës dhe mund të kthehet shumë mirë në një qendër
kinematografike Shqiptare-ballkanike. Ne duhet të jemi të vetëdijshëm se këta
memrukë e kopukë të politikës dhe të shtetit, asnjëherë nuk kanë prodhuar
progres por manifestojnë mjegull e shtrëngatë, manifestojnë një peizazh dantesk.
Rruga drejt të vërtetës është lufta ndaj së keqes e ligësisë të cilat ndërthuren
në mënyrë misterioze në perversitetin e qeverive. Kjo vjen se ju përdorni frytin
e hamendësimit. Pra ju jeni krijues i humbjes së solidaritetit të Shoqërisë. Në
gjuhën Gjermane “Planetet” quhen yje të gabuara, pasi nuk kanë në dukje një lëvizje
rrethore. Edhe ju qeveritarë në dukje ju mungon lëvizja rrethore, ju mungon
orbita e drejtimit të Shtetit. Politikanët shqiptar janë pjellë e komunizmit që
i kanë bërë shqiptarët që të lëvizin si peshqit në ujë të turbullt pa drejtim. Kjo
ideologji pansllave me eshtrat e të vdekurve ndërtoi kurorën e lavdisë. Kurse
ju na zverdhët shpresën, zverdhët yjet dhe hënën. I lartë shqiptarët të
kacaviren në shkrepa e legjenda. Ne sot jemi në vazhdimësinë e epokës moderne e
cila ka filluar me rilindjen. Jo me rilindjen që ke shpall ti, sepse kjo i përket
mediokritetit politik, por me rilindjen Europiane që filloi me artistin e madh
Donatelo e Dante Aligerin dhe mbyllet me Shekspirin e madh. Në harkun kohor
prej 400 vjetëve lëvizin kolosët e botës, të cilët pasuruan realitetin dhe depërtuar
në çdo aspekt të jetës. Një proverb gjerman thotë: “Kush shikon vërdallë nuk
gjykon dot”. Ky proverb hyn në lojën e vetëdijes qytetare të mohuara nga perversiteti
i qeverisë.

 

Berishizmi kishte kopjuar astronomët e vjetër të Greqisë

 

Në fillim ti nuk e
kuptove se berishizmi kishte kopjuar astronomët e vjetër të Greqisë. Ata në mes
të fushës ose në majë të maleve hapnin gropa dhe në fund të tyre zbrisnin vetë
dhe vështronin kupën qiellore. Pra këto gropa ishin teleskop artificial që
kontrollonin lëvizjet e planetëve.  Zoti
Kryeministër, kjo kokëfortësi të ka detyruar të krijosh një qeveri me ministra
që prezantohen si dele të pakrehura. Institucionet kulturore nuk përfillin
mendimin kombëtar sepse drejtuesit nuk kanë konceptin e kundërvënies. Në QKK ke
sjellë një njeri pa pyetur askënd. Ku e gjete këtë të drejtë që të përdhosësh
artin e kinematografisë dhe të fyesh kineastët në mënyrë demonstrative. Pikërisht
për këtë përbuzje jemi dëshmitar të gjithë. Zoti Kryeministër jeni në valën e
terrorit intelektual dhe mbarë popullor. Në një mbledhje të jashtëzakonshme të
shkrimtarëve dhe artistëve u theksua frenimi i ndërgjegjes dhe dhunimi i lirisë
që është një veprim i pa arsyeshëm. Shkrimtarët  me ndjesi shqiptare (të mos harrojmë me një
psikologji të ndryshuar) por me një mendim mbizotërues theksuan: Elementët
realë të ekzistencës së harruar e të mohuar të letërsisë progresive shqiptare
po rigjenerohen përsëri. Kombi nuk mund të mbahet gjallë pa shkrimtarë dhe
artistë. Pa Ismail Kadarenë, Dritëro Agollin Kujtim Spahivoglin, bota shqiptare
e artit do të ishte e vogël në botë. Por se kemi artistë të mëdhenj,  duhet të marrim çka na takon nga qeveria jonë.