Alda Limoz Dizdari bën të drithërohen valët e detit

745
Agron MEMA

Tingull i nokturneve pranverore në Ksamil 
Në perëndimet magjepsëse të Ksamilit ngrihet sipari i aktiviteteve për sezonin turistik. Dhe nis aq bukur me muzikën klasike, çka premton sukses. Është familja e mirënjohur dhe e nderuar në art, kulture dhe jetë, Dizdari, që sjell këto aksese dhe kënaqësi shpirtërore në qytezën romantike të jugut shqiptar. E ku më shumë se bukur mund t’i ndiesh tingujt dhe noktruntet pranverore, se në ishujt e Ksamilit, aty ku ndjenja luan me natyrën, aty ku tingulli kthehet në zbërthim të një kodi shpirtëror, po edhe aty ku shpirti jeton me këtë kod. Këtë knaqësi e ka sjellë teatri “Dafinat”, pema e kurorës së lavdisë dhe mbizotëruese e parkut të Butrintit. Përsëri familja Dizdari, Limoz e Adriana , të mirënjohurit e muzikës klasike shqiptare, sjellin kënaqësinë nëpërmjet ekzekutimeve brilante të vajzës së tyre, Alda Dizdari, kur gishtat e saj magjik bënin të dridhej, jo vetëm violina, por edhe zemrat e të pranishmëve në sallë. Kjo magji muzikore e Alda Dizdarit erdhi si një simfoni, si një polifoni e shoqëruar edhe nga violinçelistja Dorinë dhe pianistja Klodianë, që vetëm për të kënaqur qytezën magjike jugore dhe bukurinë pranverore, nuk shkuan në koncertin e Korçës, por preferuan Ksamilin ku korrën mijëra duartrokitje, buqeta lulesh, urime dhe më të magjishmen; Mirënjohjen!
Sigal