Zbulohen 6 kg Marijuanë në kufiri në pranga transportuesi shqiptar

444
Oficerët e Doganës së Kosovës kanë zbuluar 6 kilogram lëndë narkotike e lloit Marijuanë në pikën kufitare me Shqipërinë në Vërmicë dhe kanë vënë në pranga shqiptarin i cili po e transportonte atë.
“Oficeret doganor mbrëmë në orët e vona kanë arritur të kapin afër 6 kg substancë narkotike të llojit marihuanë. Një shtetas i republikës se Shqipërise është ndalur për kontroll rutinor gjatë hyrjes së tij për në Kosovë”, – thuhet në njoftimin e Doganës së Kosovës.
Gjatë kontrollit nga ana e oficerve doganor është gjetur lënda narkotike e fshehur poshtë sedijes së pasme të automjetit. Është vënë menjëherë në prangat e policisë.
“Ky rast tregon përkushtimin e oficerve doganor në mbrotjen e shoqërisë dhe parandalimin e krimit të organizuar ndërkufitar. Dogana fton të gjithë qytetarët të lajmërojnë rastet e dyshimta përmes linjës së sigurtë në 0800 50 095”, – thuhet në njoftimin e Doganës. Ndërkohë nuk ështe dhënë ende asnjë detaj në lidhje me identitetin e shtetasit. /Ekspress/ 
Sigal