Vrau për prostitucion, arrestohet pas 10 vitesh shqiptari

428
Një 43-vjeçar është arrestuar nga policia italiane, ndërsa prej 10 vitesh ndodhej në kërkim. Astrit Rryçi është dënuar me 23 vite burg nga Gjykata e Apelit të Venecias, pasi në tetor të vitit 2005 vrau në një pikë karburanti Artur Kolën.
Sipas drejtësisë italiane vrasja erdhi për shkak të rivalitetit mes bandave shqiptare për kontrollin e prostitucionit në rrugën Terraglio. Në vrasje besohet se është përfshirë dhe vëllai i tij, Almarin, por ai nuk u dënua për shkak të mungesës së provave. Gjyqi ndaj Astrit Rruçit është zhvilluar në mungesë pasi ai u zhduk menjëherë pas vrasje.
Sigal