VIDEO+FOTO/ Çanë murin e hynë për të vjedhur kasafortën, arrestohen shqiptarët. Emrat

427
Policia e Raguzës ka arrestuar dy shqiptarë e dy banorë të Vittorias pasi tentuan të vidhnin një kasafortë me rreth 10 mijë euro nga një supermarket në Vittoria.
Policët kishin rënë në gjurmë të tyre prej pak kohësh, pasi katërshja e hajdutëve kishte përgatitur goditjen duke bërë çaktivizimin e alarmit. Disa agjentë madje kishin kaluar disa net brenda supermarketeve të ndryshëm që mendoheshin si objektiva të mundshëm.
Për të hyrë brenda, katër hajdutët çanë murin e një shtëpie të pabanuar ngjitur me supermarketin dhe përdornin radiotransmetues për të komunikuar me njëri-tjetrin.
Të arrestuar janë dy italianë, të moshës 47 e 52 vjeç, dhe vëllezërit shqiptarë Hamet e Françesko Dogani, 36 e 31 vjeç, edhe ata banues në Vittoria.
Sigal