Vetura përplaset me furgonin në aksin Librazhd-Prrenjas, dy të plagosur/ Policia jep detaje

107

Një tjetër aksident me pasojë plagosjen e 2 personave ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Librazhd-Prrenjas.

Në aksident janë përfshirë dy automjete, një veturë dhe një furgon, ndërsa të plagosurit janë dërguar  me urgjencë për ndihmë mjekësore në spitalin rajonal të qytetit të Elbasanit.

Dyshohet se shkak i aksidentit është  bërë një parakalim i gabuar.

Njoftimi i Policisë:

Në aksin rrugor Librazhd-Prrenjas, në fshatin Qukës, shtetasi E.B., banues në Elbasan,  duke drejtuar mjetin tip “Alfa Romeo”, është përplasur me mjetin tip Fugon, me drejtues shtetasin E.K., banues në Elbasan. 

Si pasojë e aksidentit janë dëmtuar shtetasit Xh.K., Xh.K., të cilët ishin pasagjerë në mjetin tip Fugon, jashtë rrezikut për jetën. 

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.

Edhe mëngjesin e sotëm po në këtë aks rrugor ndodhi një tjetër aksident,ku mbeten të plagosur 3 persona pasi automjeti i tyre doli nga rruga dhe përfundoi i përmbysur ne rrjedhën e një përroi.