Treni përplas automjetin në Krujë, shoferi dërgohet me urgjencë në spital

511
Një aksident hekurudhor ka ndodhur ditën e sotme në qytetin e Krujës.
Treni që udëhtonte nga Durrësi është përplasur me një automjet që kalonte mbi shina.
Ngjarja ndodhi në fshatin Gramëz e si pasojë është plagosur drejtuesi i automjetit.
I plagosuri është dërguar me urgjencë në spitalin e Krujës për trajtimin e plagëve të marra.
Policia ka shkuar menjëherë në vendngjarje për zbardhjen e situatës.
Sigal