Trafik droge Shqipëri-Itali, kapet 56 kg marijuanë

455
Gjashtë persona janë arrestuar si pjesë e një operacioni antidrogë të zhvilluar nga policia italiane mbrëmë në Leçe të Italisë. Të arrestuarit janë 3 shqiptarë dhe 3 italianë, kurse policia mundi të sekuestronte një sasi droge prej 56 kg marijuanë që ishte trafikuar nga Shqipëria. Banda e shqiptarëve dhe italianëve akuzohet për trafik ndërkombëtar të lëndëve narkotike. Shqiptarët e arrestuar janë Bastri Çaushaj 54 vjeç banues në Merine të Italisë, Dojan Pashaj 30 vjeç nga Durrësi dhe Leonidha Lapaj 37 vjeç nga Vlora. Kurse italianët e arrestuar janë Pasquale Giannonne 32 vjeç, Albino Volpe 58 vjeç dhe Antonio Leo 37 vjeç. Mediat italiane thonë se prej të arrestuarve, që besohet se janë italiaët, ishin interesuar për të blerë drogën, e cila u transportua nga Shqipëria drejt Italisë.
Sigal