Skrapar, zbulohet laboratori modern për përpunimin e kanabisit

540
Një laborator modern i përpunimit të drogës është zbuluar në Skrapar.

Zbulimi është bërë në bazë të një hetimi të Prokurorisë së Krimeve të Rënda në vijim të operacionit të dy javëve më parë ku u gjetën 1.2 ton drogë.

Sipas Prokurorisë: “Në laborator janë gjetur bimë të mbjellja në vazo (mbi 2000 rrënjë), si edhe një sasi e madhe kanabis i thare. Laboratori është nder modernet të zbuluar deri tani, për përpunimin e lendes narkotike.“

Rreth dy javë më parë policia zbuloi një magazinë me drogë në fshatin Lapan të Beratit. Lënda narkotike ishte e presuar dhe gati për transport ishte paketuar në masa të mëdha, gati për t`u transportuar.

Në lidhje me këtë SHÇBA nisi edhe një hetim për përfshirje të ndonjë efektivi në këtë aktivitetet të paligjshëm.
Sigal