Si futej kokaina në portin e Xhenovas dhe roli që kishin dy shqiptarët

465
Një megaoperacion i koduar “Rebuffo” i Policisë financiare italiane ka çuar në sekustrimin e 77 kg kokainë e pastër në një kontainer që tranzitonte me një anije tregtare nga Amerika e Jugut në portin e Xhenovas.
Ky operacion ëshë epiologu i një aktiviteti të gjatë e kompleks investigativ të autoriteteve italiane që ka mundur të identifikojw këtë rrjet ndërkombëtar trafiku droge përmes portit të Xhenovas. Nën pranga kanë përfunduar 5 persona 3 shtetas italianë e 2 shqiptarë të konsideruar si organizatorët e këtij trafiku droge.
Kokaina e sekuestruar ishte e paketuar në 66 pako në dy çanta të mëdha në një kontainer të mbërritur nga Amerika e Jugut në mënyrë të tillë që përmes sistemit të ashtëquajtur rip-off, të tërhiqeshin nga trafikantët përgjatë tranzitimit të tij në portin e Xhenovas.
Hetimet verifikuan se tërheqja e kësaj sasie kokaine nga porti i Xhenovas u bë nga dy punëorë të portit të cilët kishin informacionet e duhura se ku ndodhej sasia e kokainës së mbërritur nga Amerika e Jugut. Kokaina e sekuestruar do t’i sillte trafikantëve një përfitim prej 3 milionë euro.
Operacioni Rebuffo ka çuar në arrestimin e 5 personave, 3 shtetas italianë dhe dy shqiptarë.
Roberto Piano e Massimo Rocca me profesion punëtorë ngrakim shkarkimi në portin e Xhenoas e Carmelo Rao 59 vjec.
Nën urdhër arresti janë dhe dy shtetasit shqitaprë Nik Dauti 39 vjeç e Artur Mahmutaj. 37 vjec.
Personave të arrestuar u janë sekuestruar dhe 4 autovetura , 18 telefona celuolarë, 1580 euro cash e 97 gramë hashash.
Sigal