Shkatërrohet banda e hajdutëve shqiptarë, në pranga 18 persona

425
Mëngjesin e sotëm, policia italiane ka arrestuar 17 persona, anëtarë të një bande të specializuar në grabitje banesash. Sipas medieve italiane, 16 nga të arrestuarit janë nga Shqipëria ndërsa një është italian. Policia italiane bën të ditur se banda e kishte qendrën në rajonin e Ligurias, si dhe vepronte në vende të tjera në Veri të Italisë. Sipas policisë, kjo organizatë kriminale kishte kryer të paktën 73 vjedhje në qytetet e Gjenovas, Savona, Alessandria e Piaenza. Mediat italiane shkruajnë, se ndaj 10 prej 17 personave të arrestuar është ekzekutuar urdhri i arrestit me burg, 6 të tjerët hetohen në gjendje të lirë.
Sigal