Përleshje me armë në Pogradec, në pranga dy persona

396
Arrestohen në Pogradec dy persona, sepse një ditë më parë janë përleshur me njëri-tjetrin, duke përdorur edhe armët e zjarrit. Në pranga kanë rënë Hysni Mara, 29 vjeç dhe Aurel Mara, 29 vjeç, që të dy banues në fshatin Zall Tore të Pogradecit.
Arrestimi i tyre u bë pasi, ditën e djeshme në Zall Tore, pas një konflikti të çastit, për motive të dobëta, janë goditur me njëri – tjetrin, me sende të forta (dru) në kokë e trup. Gjithashtu Hysni Mara, ka përdorur edhe armën e zjarrit, por fatmirësisht nuk ka pasur viktima.
Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe ka sekestruar në cilësinë e provës materiale një një automatik, me kalibër 7.62 mm, tej mase të ndryshkur dhe pa numër të dukshëm, së bashku me një krëhër me 20 fishekë, model 54, kalibër 7.62 mm. Materialet i kaluan Prokurorisë Pogradec, për veprat penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit” dhe “Dhuna në familje”.
Sigal