Përdhunoi invaliden, dënohet me 7 vjet burg shqiptari

401
Një ndërtues shqiptar, i cili përdhunoi në mënyrë të përsëritur një grua me aftësi të kufizuara dhe të sëmurë mendore, u dënua me 7 vjet burg.  në shtëpinë e saj në Bromley. Çifti patën marrëdhënie seksuale në mënyrë konsensuale më parë, deri sa Faqolli mësohet se përdhunoi viktimën tri herë më 18 mars të këtij viti. “London Standard” raporton se policia e përshkroi si një “sulm të vazhdueshëm” veprimin e shqiptarit mbi të përdhunuarën.
Viktima 39-vjeçare kontaktoi policinë menjëherë pasi sulmuesi i saj u largua. Autori 28-vjeçar mësohet se ndodhej në Britani në mënyrë të paligjshme, për këtë arsye do të depërtohet në Shqipëri pas vuajtjes së dënimit të dhënë nga Gjykata Croydon Crown të premten. Detektivi i çështjes, Paul Barham, tha: “Unë përgëzoj viktimën për guximin e saj dhe përkushtimin në këtë rast. Kjo ishte një përvojë e hidhur, e tmerrshme, pasi Faqolli kishte injoruar lutjet e saj për të ndaluar gjatë kryerjes së sulmit”.
Sigal