Masakër në Itali, tenton të vras veten pasi vrau me sëpate gruan dhe fëmijën 4-vjeç

553
Një vrasje makabre ka ndodhur në Giugliano, një provincë e Napolit, ku një 44-vjeçar ukrainas ka vrarë gruan 30 vjeçe dhe vajzën e tij vetëm 4 vjeçe me sëpatë dhe më pas ka tentuar të vetëvritet.
Burri është shtruar në gjendje të rëndë në spitalin e Pozzuolit. Ende nuk ka ndonjë informacion për shkaqet e kësaj vrasjeje makabre.
Pronari i fidanishtes ku punonte burri, duke parë që ai nuk po shkonte në punë ka shkuar në shtëpinë e tij për të parë se çfarë kishte ndodhur. Por sapo ka mbërritur ka parë se çfarë kishte ndodhur. 44-vjeçari pasi ka vrarë gruan dhe vajzën, ka tentuar të vetëvritet duke u plagosur në fyt dhe është gjetur i shtrirë në dysheme mes një pellgu gjaku.
Sigal