Lezhë, përfshihet nga flakët konvikti i shkollës “Kolin Gjoka”

495
Sigal

Konvikti i shkollës “Kolin Gjoka” në Lezhë është përfshirë nga flakët. Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm dhe fatmirësisht nuk ka persona të lënduar.

Mësohet se zjarri ka rënë në rrjetin elektrik të konviktit.

Zjarri ka krijuar frikë dhe panik pasi në këto ambiente janë dhe fëmijët e kopshtit “Besëlidhja”.

Raportohet se janë evakuuar të gjithë fëmijët.