Kurbin, policia parandalon një vrasje; arrestohet 65-vjeçarja

460
Policia e Kurbinit ka parandaluar një ngjarje të rëndë kriminale ditën e shtunë. Menjëherë me marrjen e njoftimit se në Laç ka një konflikt, shërbimet policore kanë shkuar në adresen e dhënë, ku kanë konstatuar se po konfliktoheshin për motive të dobta shtetasja Dave Dedgjonaj (Gjoni) me shtetasin S.Ll. Efektivët e policisë arrestuan në flagrancë shtetasen 65-vjeçare, së cilës iu gjetën 1 pushkë me fishekë në fole, me akuzën e armëmbajtjes pa leje dhe kanosjes.
Sigal