Keqtrajtoi punonjësin e policisë, 3 vjet burg për Vladimir Gjutën

422
Gjykata e Tiranës ka dënuar me 3 vjet burg shtetasin Vladimir Gjutën, pasi ka keqtrajtuar një punonjës të policisë. Gjuta akuzohet edhe për vendosjen e tritolit në farmacinë e prindërve të ministrit të Brendshëm, Saimir Tahirit. Vendimi me 3 vjet burg është marrë nga gjyqtarja e Tiranës, Klorinda Çela, e cila ka shpallur fajtor Gjutën për dosjen penale që ka ka të bëjë me akuzën e “Kundërshtimit të punonjësit të policisë së rendit publik”.
Gjuta momentalisht ndodhet në burg, pasi Gjykata e Krimeve të Rënda ka caktuar ndaj tij masën e “arrestit në burg”, pasi është personi i vetëm që ka organizuar vendosjen e tritolit në farmacinë e prindërve të ministrit Tahiri. Në 16 shtator, prokuroria e Tiranës kërkoi dënimin me 3 vjet burg pasi Vladimir Gjuta keqtrajtoi një punonjës të policisë rrugore pasi ai i kishte vendosur një gjobë.
Sigal