Kanabis dhe armë pa leje në banesë, arrestohet polici në Delvinë

73
SHÇBA arreston një punonjës policie në Delvinë, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij iu gjet një sasi lënde narkotike si dhe armë pa leje.

Rreth orës 18:00 të së hënës, SHÇBA vuri në pranga punonjesin e policisë, inspektor Bujar Mehmeti, 42 vjeç, nga Delvina.

Arrestimi u krye per veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikeve” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armeve, armeve shperthyese dhe i municionit”.

“Nga kontrolli i ushtruar ne banesen ne pronesi te Mehmetit dhe ambienteve perrreth saj, u gjeten dhe sekuestrua ne cilesine e proves materiale 1 qese e dyshuar me lenden narkotike Cannabis Sattiva me peshe 118 gram dhe 1 arme zjarri model 56 kalibri 7.62 mm” informon policia.

Kontrolli u krye mbi bazën e informacioneve dhe materialeve te referuara nga ana e SHÇBA-se Vlore, ne bashkepunim me Prokurorine e Rrethit.

Materialet do t’i kalojne Prokurorise Prane Gjykates se Shkalles se Pare Sarande per hetime te metejshme.