Ish-ambasadori shqiptar Qazim Tepshi, ndërron jetë, shkak një atak kardiak

441
Ka ndërruar jetë ish-ambasadori shqiptar, Qazim Tepshi, ndërsa shkak mësohet se ka qenë një atak kardiak. Tepshi ka shërbyer si ambasador në Çeki nga viti 2005-2010. Ai ka qenë edhe deputet në kuvendin e Shqipërisë. Në vitet e regjimit komunist Qazim Tepshi është vlerësuar si një diplomat karriere. Pas rrëzimit të regjimit komunist, ai iu kushtua pjesërisht politikës, ku në një periudhë ishte edhe deputet i Parlamentit Shqiptar. Qazim Tepshi i ka kushtuar një pjesë të madhe të punës së tij edhe çështjes së Kosovës dhe nuk ka ngurruar të shkruajë edhe libër për diplomacinë në lidhje me këtë çështje. Në vitin 2005 Qazim Tepshi emërohet ambasador i Shqipërisë në Çeki, post që e mban deri në vitin 2010.  
Sigal