Sigal

Nga rënia e një rrufeje sot, në fshati, Sukaj të Dajçit të Shkodrës, mësohet se njëri prej tre të plagosurve të së njëjtës familje, ka ndërruar jetë. Në vendngjarje shkuan tre autoambulanca, ndërsa nuk dihet identiteti i tyre.

Të plagosurit kanë mbërritur dhe po marrin ndihmën mjekësore në urgjencën e spitalit të Shkodrës.

Në momentin e goditjes nga rrufeja, të tre personat kanë qenë duke punuar në arë.