Has/ Humb jetën tekniku i minierës, në galerinë ku punonte

412
Maxhun Aliaj,56 vjeç është viktima e radhës në minierat vendit tonë. Ngjarja është regjistruar gjatë ditës së sotmen në një nga galeritë e minierës së Vlahnit në Has.
Aliajt, me profesion teknik minierash, mësohet se i ka rrëshqitur këmba në galerinë ku punonte. Rënia ka rezultuar fatale për këtë shtetas, i cili ka gjetur vdekjen. Policia e mbërritur në vendngjarje ka nisur hetimin për qartësimin e plotë të rrethanave të aksidentit në minierë.
Sigal