Furgoni përplaset me autobusin në Tiranë, i plagosuri dërgohet në spital

459
Një aksident automobilistik ka ndodhur pak më parë në kryeqytet, ku një furgon mallrash është përplasur me një autobus.
Më datë 01.09.2017, rreth orës 13:14, në Numrin e Emergjencave 112, ka ardhur një telefonatë për dy mjete të përplasura në rrugën e Ndroqit.

Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë dhe ambulanca, ku nga verifikimet paraprake ka rezultuar se:

Një furgon mallrash me drejtues shtetasin M.Ç është përplasur me një autobus me drejtues shtetasin N.B., ku si pasojë e përplasjes është dëmtuar drejtuesi i furgonit, shtetasi M.Ç., i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor në vendngjarje po punon për zbardhjen e rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.
Sigal