Fshihej në Durrës i dënuari me 10 vjet burg në Itali, kapet duke bërë pushimet

514
Arrestohet një person i kërkuar dhe i dënuar nga drejtësia italiane me 10 vite burg për trafikim narkotikësh kryer në bashkëpunim. Ai është Mehmet Bajrami 51 vjeç, banues në Durrës dhe arrestimi është bërë në qytetin e tij, ku ai kishte filluar pushimet e verës. 

Gjykata e Padovës Itali e ka dënuar me 10 vite burg, dënim i njohur nga Gjykata e Shkallës së Parë Durrës(ka marrë formë të prerë si vendim nga Gjykata e Apelit), për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve e kryer në bashkëpunim” .

51-vjeçari i arrestuar do ta vuajë dënimin në Shqipëri. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme.
Sigal