FOTO-LAJM/ Kameramani i PS vidhte celularët nga tavolina dhe largohej

419
Por siç shihet ai nuk ishte vetëm një hajdut celularësh i thjeshtë por diçka më e komplikuar se aq. Vjedhjet e tij ishin po aq të fshehta sa edhe fotot me Kryeministrin e vendit Edi Rama. Sipas burimeve bëhet e ditur se Erind Vogli punonte kameraman pranë kryesisë së Partisë Socialiste.
. Arrestimi
Më datë 14.06.2017, Specialistët e Komisaraitit të Policisë Nr 1, kanë finalizuar me sukses operacionin “Taktika”, ku është arrestuar në flagrancë shtetasi:
– Erind Vogli, 39 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për Vjedhje
Për këtë shtetas është arritur të dokumentohet me prova ligjore se është autor i dyshuar i vjedhjeve të ndodhura:
• Në juridiksionin e Komisaritit të Policisë Nr 1:
Më datë 14.06.2017, në afërsi të Pazarit të ri, ka vjedhur telefonin e markës HTC, në pronësi të shtetases E. K.
Më datë 10.06.2017, në rrugën “Luigj Gurakuqi”, ka vjedhur telefonin e markës Samsung, në pronësi të shtetases E. G.
• Në juridiksionin e Komisaritit të Policisë Nr 1:
Më datë 12.06.2017, në rrugën e “Kavajës”, ka vjedhur telefonin e markës Huawei, në pronësi të shtetases H. Q.
Më datë 09.06.2017, në rrugën e “Ibrahim Rugova”, ka vjedhur telefonin e markës Samsung, në pronësi të shtetases E. S.
Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar:

1. Një telefon i markës HTC
2. Një biçikletë e markës Gial 
3. Dy bluza të cilat dyshohen të jenë përdorura prej tij ne momentin e ngjarjeve.

Materialet proceduriale i’u kaluan Prokurisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprën penale “Vjedhja”, parashikuar nga Neni 134 i Kodit Penal.
Sigal