Elbasan: Akuzohen për 4 vjedhje me armë dhe maska, dy në pranga, një në kërkim

48
Dy autorë të dyshuar për 4 vjedhje me armë dhe maska në qytetin e Elbasanit është vënë në pranga ditën e sotme. Arrestimi i tyre është bërë i mundur në sajë të operacionit “Trojas”, ndërsa një person i tretë është shpallur në kërkim ngas policia.
Pas zbardhjes dhe dokumentimit të një sërë vjedhjesh të kryera nën kërcënimin e armës, janëë vënë në pranga shtetasit Ligjërim Qosja, 28 vjeç, dhe Analdo Balashi.
Në kërkim është shpallur shtetasi me inicialet E.G, 19 vjeç, banues në Cërrik.
Materialet në ngarkim të tyre do t’i kalojnë Prokurorisë së rrethit për procedim të mëtejshëm penal.