E rëndë në Skrapar/ Fëmija dy vjeç bie në gropën e bërsive të rakisë, transportohet drejt Tiranës në gjendje kome

471
Sigal

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur gjatë ditës së sotme në një fshat malor të Skraparit.

Një fëmijë rreth dy vjeç ka rënë në një gropë ku hidheshin bërsitë nga zierja e rakisë në fshatin Therepel. Fëmija ka pësuar djegie të rënda në të gjithë trupin.

Gjendja e fëmijës është e rëndë. Për shkak të largësisë së fshatit, fëmija është dërguar në gjendje të rëndë në spitalin e Skraparit ku i është dhënë ndihma e parë mjekësore.

I vogli është transportuar më pas me ambulancë në gjendje kome në drejtim të Spitalit të Traumës në Tiranë. Fëmija ndodhet në gjendje kritike për jetën.

Ngjarja aksidentale ka tronditur jo vetëm familjen, por banorët e fshatit.