Durrës/ Arrestohet 21- vjeçari, rrëmben ish-të dashurën, i ndihmuar nga shoku

582
Nuk e pranonte dot faktin që vajza të cilën dashuronte, nuk donte të rrinte më me të. Kështu i ndihmuar nga një shoku i tij, vendosi që t’a merrte me forcë dhe të tentonte që t’a bënte sërish për vete. 21- vjeçari Kristi Dako me banim në Tiranë gjatë ditës së djeshme u arrestua nga policia e Durrësit, ndërsa u shpall në kërkim shoku i tij A.H., 21 vjeç.

Burime zyrtare nga policia thanë për mediat, se dy të rinjtë gjatë së dielës në lagjen Nr.6 në Durrës, në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë goditur dhe kanë marrë me forcë në makinë 20-vjeçaren K.A., banuese në Tiranë, me pretendimin se Kristi Dako e ka patur më parë të dashur. Më pas e reja është lënë e lirë dhe aktualisht ndodhet në banesë. Por për shkak të tronditjes së pësuar dhe dhunës së ushtruar ndaj saj, ajo ka bërë denoncimin në polici duke çuar në prangosjen e ish- të dashurit. Kristi Dako dhe shoku i tij i shpallur në kërkim akuzohen për veprën penale “Heqja e paligjshme e lirisë”
Sigal