“Call Center” e kallin punën në apartamente banimi

424
Puna si operator telefonik është një punë shumë e përhapur kohët e fundit në Shqipëri. Të gjitha ato të rinj apo të reja që kërkojnë një punë, nëse dinë një gjuhë të huaj, tashmë fare lehtë mund të aplikojnë në çfarëdolloj agjencie marketingu, qoftë ajo shqiptare apo e huaj, dhe e kanë të fituar vendin e punës bashkë më një pagë të kënaqshme. Por vendi i punës nuk është në çdo agjenci ai i përshtatshmi. Pronarët e agjencive kanë gjetur si zgjidhje për të hapur punën e tyre ne shtëpi apo hyrje të vogla pallatesh. Kjo për arsye se ato i shmangen detyrimit të pagimit të tatimeve, mos-sigurimit të punëtorëve dhe mungesës së licencës. Domethënë puna hapet në mungesë të rregullave bazë të saj dhe kjo mund të shkojë edhe më tej.

 Biznesi është i hapur për një qëllim por mund të përdoret edhe për qëllime të tjera të jashtëligjshme. Ka edhe kompani të rregullta dhe të licensuara, por puna e tyre zhvillohet në ambiente të përshtatshme për to, ndërsa këto kompani të tjera “të fshehura” në skuta pallatesh janë një rrezikshmëri e lartë në shumë drejtime. Kështu, në një dhomë, që mund të ishte një kuzhinë normale për një familje, punojnë 10 deri në 15 operatorë telefonikë. Në këto kushte ata janë të detyruar të durojnë jo vetëm vapën e tmerrshme qe ka qenë këto ditë por edhe erën e rëndë që krijohet duke ndenjur aty gjatë gjithë kohës, pa pasur asnjë freskuese apo kondicioner. Por kjo mënyrë e të punësuarit ka sjellë edhe shumë pasoja negative kryesisht tek të rinjtë që punojnë aty. Qëndrimi i tyre gjatë gjithë ditës ulur me kufje në vesh, për dhe më tepër sytë gjatë gjithë kohës para një kompjuteri, po sjell shkatërrimin e shëndetit të të rinjve të punësuar në këtë sektor. 
Sigal