Arrestimi i 41-vjeçarit dhe dyshimet për lidhje me ISIS, reagon Policia: Ja si qëndron e vërteta

519
Sigal

Sot në media ka qarkulluar një lajm, ku deklarohej se në Greqi është arrestuar një shqiptar dhe kishe lidhje me ISIS.

Policia bën me dije se i arrestuari është Leonard Rustemi 41 vjeç nga fshati Donofrosë i Beratit.

Në njoftimin e saj, Policia e Shtetit thotë se Leonard Rustemi nuk rezulton që të ketë qenë në kërkim si i dyshuar për lidhje me organizatën terroriste të ISIS.

Ndaj 41-vjeçarit, Gjykata e Larisës në Greqi kishte urdhëruar arrestimin pasi akuzohet për vjedhje.

Reagimi i Policisë së Shtetit

Në datë 21.05.2018 në disa media Shqiptare është publikuar lajmi mbi arrestimin në Greqi, sapo ka dalë nga P.K.K Kakavie, të shtetasit shqiptar Leonardo Rustemi, i dyshuar si pjesëtar i ISIS-it.

Lidhur me këtë lajm, janë kryer verifikime nga ku ka rezultuar se shtetasi në fjalë ka gjeneralitetet Leonardo Rustemi, 41 vjeç, lindur dhe banues në Donofrosë, Berat.

Ky shtetas është arrestuar pasi gjykata e Larisës ka urdhëruar arrestimin e tij për vjedhje.

Deri më tani nuk ka asnjë të dhënë as nga autoritetet Shqiptare dhe as nga ato të huaja përfshirë dhe Greqinë, që të kenë të dhëna implikuese për këtë shtetas, si pjesë e ISIS.