Aksident në Shkodër-Lezhë, përplasen dy automjete, 1 në gjendje të rëndë

67
Një aksident ka ndodhur mesditën e sotme në qytetin e Shkodrës ku ka përfunduar në spital në gjendje të rëndë një prej shoferëve të dy automjeteve.
Me date 06.03.2018, ora 13:20, është njoftuar salla komandimit se në aksin rrugor Shkodër – Lezhë, në vendin e quajtur Kryebushat ka ndodhur një aksident, ku janë përplasur dy mjete.
Menjëhere kanë shkuar shërbimet e policisë ku kanë konstatuar se mjeti tip Fiat me targë AA382GY me drejtues A. J. 42 vjeç banues në fshatin Shirq, Shkodër, është përpalsur me mjetin tip Benz me targë SH2225E me drejtues Gj. L. banues lagje Tre Herojt, Shkodër.
Si pasojë e përplasjes, ka mbetur i dëmtuar drejtuesi i mjetit tip Fiat shtetasi A. J. i cili është në gjendje të rëndë dhe ndodhet në Spitalin Rajonal Shkodër.
Po kryhen veprimet me grup hetimor për sqarimin e rrethanave të aksidentit.