Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur në aksin Fier-Ballsh, në vendin e quajtur Qafa e Lalarit. J.F., drejtuesi i një mjeti tip ‘Ford’ ka përplasur 49-vjeçaren S.B.
Ajo është dërguar menjëherë në spitalin Rajonal të Fierit, por nuk ka mundur të mbijetojë.
46-vjeçari është vënë në pranga nga policia dhe grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.