Aksident i rëndë në Kukës, vdes në vend njëri nga drejtuesit

532
Një aksident me pasojë vdekjen e një personi ka ndodhur dje në Kukës. Dy makina janë përplasur në segmentin rrugor Ura 6-metërshe, ku ka gjetur vdekjen njëri prej drejtuesve.
Sipas Informacion të policisë “më datë 02.02.2018, në segmentin rrugor Ura 6- metroshe në drejtim të qytetit të Kukësit, janë përplasur dy automjete, mjeti tip “Wolsvagen”, me drejtues shtetasin P. Sh, banues në Kukës, me mjetin tip “Benz- furgon”, me drejtues shtetasin A. D., banues në Kukës. Për pasojë është dëmtuar drejtuesi i mjetit tip “Wolsvagen”, i cili gjeti vdekjen në spitalin e Kukësit. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje ku po punon për shkaqet e rrethanave të aksidentit”.
Sigal