37-vjeçari vritet me thikë, në pranga gruaja dhe kunati

493
Një tjetër krim ka ndodhur në një familje shqiptare me banim në Itali, ndërsa në pranga kanë rënë gruaja e viktimës dhe kunati i 37-vjeçarit. Mediat italiane shkruajnë se goditjet me thikë i kanë marrë jetën një 37-vjeçari shqiptar në Vobarno, Brescia. Shqiptari, identiteti i të cilit nuk është bërë i ditur, u vra në banesën ku jetonte së bashku me bashkëshorten. Në momentin e krimit, në banesë ishte viktima, e shoqja e tij dhe kunati i 37-vjeçarit. Këta të fundit janë shoqëruar në polici, për tu pyetur lidhur me ngjarjen. Burime nga grupi hetimor konfirmuan se bëhet fjalë për vrasje në familje, raporton ANSA.
Sigal