2 shqiptar në Athinë, në pranga,kapen 9 kg kokainë nga Hollanda

443
Një sasi prej 9 kilogramësh lëndë narkotike e llojit kokainë, është sekuestruar prej autoriteteve greke në Portin e Patras mëngjesin e së shtunës. Policia ka vënë në pranga një 45-vjeçar grek, pronar i kamionit ku u gjet droga si dhe dy shqiptarë të moshës 28 dhe 39 vjeç.
Sipas policisë greke, lënda narkotike ishte ngarkuar në afërsi të kufirit belgo-hollandez nga shqiptarërt, indentitet e të cilëve ende nuk janë bërë të ditura.
Lënda narkotike ishte e fshehur në bordin e një kamioni të ngarkuar me medikamente ,e cila më pas do të dërgohej nëpërmjet portit të Patras në tregun e narkotikëve të Athinës.
Policia Athinës ishte lajmëruar nga dogona e Portit të Patras ,pasi kamioni ishte skanuar në doganën e portit , sapo kishte zbritur nga trageti i linjës Itali-Greqi. Skaneri kishte mundur të gjente të fshehura në kabinën e kamionit pakot e drogës.
Policia greke deklaroi gjithashtu se në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar përveç kokainës, edhe 2 pistoleta, 95 fishekë, 30.000 euro cash, një kamion frigoriferik, 3 autovetura, 11 celularë dhe 1 tablet. Nëse droga e sekuestruar do të hidhej në treg do të kapte vlerën e 400.000 eurove.
Sigal