Videoskandali në QSUT, pranga njërit prej të rinjve, tregon shokët

    352
    Sigal

    TIRANE – Policia e Tiranës ka arrestuar një nga të rinjtë të përfshirë në videoskandalin në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” në Tiranë, ku shihen 3 djem që abuzojnë dhe ngacmojnë seksualisht me një vajzë të re të shtrirë në një krevat dhe pa ndjenja.

    Në prangat e policisë ka rënë Evarist Pasha, 24 vjeç nga Tepelena. Arrestimi i tij është kryer pas urdhrit të lëshuar nga ana e Prokurorisë.