Universitetet, hyrja dhe pikët për 10 degët e preferuara

    522
    Agjencia Kombëtare e Provimeve ka publikuar paketën informuese për Formularin A2, ku përfshihen koeficientet e lëndëve me zgjedhje, koeficientet e profileve të shkollave të mesme, pikët e fituesit të fundit në maturën 2014, si dhe formula e llogaritjes së pikëve të maturës 2015. Edhe këtë vit maturantët duhet të paguajnë një faturë prej 2 mijë lekësh që të plotësojnë Formularin A2, ku të bëjnë renditjen e 10 degëve ku dëshirojnë të ndjekin arsimin e lartë. Të gjitha të dhënat maturantët mund t’i gjejnë në faqen zyrtare të AKP www.akp.gov.al. 
    Tashmë kandidatët i kanë të gjithë elementët e duhur për të bërë llogaritjen e pikëve që mund të grumbullojnë në 10 degët ku dëshirojnë të garojnë për në universitet, pasi i kanë të gjitha të dhënat e formulës së maturës. Formulari A2 pritet që të publikohet në datë 20 korrik, ndërkohë që në mbledhjen e radhës së qeverisë do të miratohen kuotat e pranimit për vitin akademik 2015- 2016 në universitetet publike.
    Në bazë të lëndëve që ata kanë dhënë si provim me zgjedhje e kanë edhe më të lehtë të përcaktojnë 10 degët ku dëshirojnë të garojnë për të fituar një të drejtë studimi në universitetet publike, duke i krahasuar pikët që fitojnë me pikët e fituesit të fundit për vitin e shkuar. Përllogaritja e pikëve për hyrjen në universitetet publike të maturantit bëhet si më poshtë: Shënojmë me M, D1, D2, Zi dhe Z2 përkatësisht pikët mesatare të shkollës së mesme, vlerësimet në lëndët e detyruara dhe në ato me zgjedhje. 
    Shënojmë me K koeficientin e shkollës të përcaktuar nga universitetet publike. Shënojmë me F1, F2 koeficientet e lëndëve me zgjedhje të përcaktuara nga universitetet publike. Llogaritja e shumës S të pikëve të maturantit do të bëhet me formulën: S={[26*M+20*(D1+D2)]*K+ 17*(Z1*F1+Z2*F2)}*5 . Në llogaritjen e pikëve kandidatët duhet të përdorin vetëm notën e përshkallëzuar.
    Sigal