Skandali, ja barnat e bllokuara që tregtohen lirisht në farmacitë e Tiranës

    597
    Sigal

    Barnat me pullë për në Shqipëri dhe Kosovë përsëri në tregun tonë farmaceutik. Heshtja e institucioneve shëndetësore

    Barnat e bllokuara nga Qendra Kombëtare e Kontrollit të Barnave (QKKB) pak kohë më parë, të destinuara për në Shqipëri dhe Kosovë (me pullë për Shqipëri dhe Kosovë) janë hedhur përsëri në qarkullin në tregun farmaceutik shqiptar. Vetë titullarë të Ministrisë së Shëndetësisë dolën dhe deklaruan se këto barna me destinacion Shqipërinë dhe Kosovën, të bllokuara nga QKKB-ja, do të ktheheshin në vendin e origjinës në Itali. Si gjithmonë, edhe në këtë rast, mungoi sqarimi i bllokimit të këtyre barnave. Por faktet janë kryeneçe në tregun tonë farmaceutik. Edhe pas deklarimeve të tilla nga ana e ministrisë së shëndetësisë, këto barna të sjella në tregun tonë nga kompania farmaceutike “Omegafarma”, shiten lirisht në farmacitë tona, e sidomos në farmacitë pranë qendrave shëndetësore. Pas një vëzhgimi nga ana e gazetës “Telegraf” në farmacitë e Tiranës rezultoi se pothuaj të gjitha farmacitë tregtonin barnat e ndaluara nga QKKB me pullë për Shqipërinë dhe Kosovën. Ja barnat e gjendura lehtësisht në farmacitë e Tiranës: OKI pluhura; OKI me pika; Fluiforte pluhur për kollë, Artrosilen kapsula dhe injeksion, Ipsoflog ,etj..

     Ekspertët

    Sipas ekspertëve farmaceutikë pulla të tilla të vendosura në barna ka një konotacion negativ. Kompania prodhuese nuk ka pse të vejë pulla të tilla në barna. Çdokush që i sheh zmbrapset dhe fill mendon për cilësinë e  këtyre barnave. Nëse kompania prodhuese në këtë mënyrë kërkon që të sjellë në treg aq barna sa i ka kërkuar kompania e autorizuar, nuk pse të specifikojë destinacionin, por boll të deklarojë në kuti firmën e autorizuar për tregun farmaceutik shqiptar. Nga ana tjetër, legjislacioni shqiptar për barnat në Shqipëri nuk propozon apo flet për pulla të tilla, të vendosura në kutitë e barnave. Kështu që këto pulla, sipas specialistëve, lënë vend për dyshim.

    Mungesa e transparencës nga institucionet shëndetësore

    Po të hapësh faqen zyrtare të Ministrisë së Shëndetësisë apo të Qendrës Kombëtare të Kontrollit të Barnave nuk gjen asnjë informacion për barnat e sipërfolura. Asnjë sqarim publik për arsyen se pse u bllokuan këto barna dhe për më tepër asnjë njoftim për hedhjen prapë në treg të tyre. Ashtu siç titullarë të Ministrisë së Shëndetësisë dolën dhe premtuan se këto barna do të shkonin sërish te firma prodhuese(edhe pse skandaloz ky premtim), pritet një reagim për të kundërtën se pse gjenden në tregun tonë farmaceutik këto barna, pas bllokimit të tyre. Ministria e Shëndetësisë i detyrohet një sqarim qytetarëve shqiptarë se pse këto barna shiten lirshëm në farmacitë e Tiranës (nuk e dimë për në qytetet e tjera, pasi vëzhgimi ynë i përket vetëm metropolit shqiptar). Nëse barnat janë bllokuar dhe QKKB, nëpërmjet analizave, ka vërtetuar cilësinë e mirë dhe efektin e tyre, mjafton që qytetari të informohet. Kjo do të ishte më e pakta që mund të bënte titullari i Ministrisë sonë të Shëndetësisë, në detyrim të së drejtës për informim. Por, gjithsesi edhe një herë u vërtetua se fjalët (premtimet) i merr era…

    � o t 01� 8�� Times New Roman”,”serif”;mso-ansi-language:SQ’>Centrale afër shkollave

    Centralet nuk mungojnë as në ambientet e shkollave të mesme dhe 9-vjeçare të Tiranës, duke ngushtuar shumë hapësirat e kalimit të nxënësve. Është e pafalshme heshtja e dikastereve përkatëse përballë këtij fenomeni. Ndërsa flasin me njëri-tjetrin, apo nxitojnë të kapin orën e mësimit, shpesh, u qëllon nxënësve të përplasen me këto centrale të Albtelekom që kanë mbirë kudo. Bllokimi i trotuareve dhe mungesa e vëmendjes shtetërore rrezikon çdo ditë jetën e tyre. Prindërit i çojnë fëmijët në shkolla për të mësuar dhe jo për të rrezikuar jetën e tyre.

    Centrale afër qendrave shëndetësore

    Edhe qendrat shëndetësore nuk i kanë shpëtuar këtij fenomeni. Për të shkuar në Poliklinikën Qendrore në Tiranë, apo siç quhet ndryshe poliklinika e Speciliteteve, duhet të kalosh skiç, pasi hapësira ndërmjet murit dhe centralit të Albtelekom është shumë e ngushtë. Është si të hysh në vrimën e gjilpërës. E njerëzit që i drejtohen poliklinikës kanë hall sëmundje, ndaj shpesh për të shpejtuar kalojnë në rrugë, se jo të gjithë janë aq të hollë sa të kalojnë në atë shteg të ngushtë. Por kur trotuaret janë kaq të pasigurta si duhet të jenë rrugët e Tiranës? Këto qendra shëndetësore janë në funksion të të sëmurëve dhe jo të viktimave të Albtelekomit.

    Prishja e estetikës së qytetit

    Kioskat e Albtelekomit përveçse pengojnë kalimin, por shëmtojnë edhe pamjen e qyteteve tona, sidomos në kryeqytetin tonë Tiranë. Sjellja anadollake e Albtelekom prish estetikën e kryeqytetit tonë dhe askush nuk thotë gjë. Askush nuk reagon. Si rrjeti shpërndarës, i cili kalon mbi kokat tona si9 rrjetë merimangash, ashtu dhe kioskat-centrale të Albtelekom e ka kthyer Tiranën në një qytet të shëmtuar dhe të pasigurt. Shteti dhe fuqia e ligjit duhet ti japë fund një herë e mirë kësaj situate kaotike dhe të papërgjegjshme me Albtelekom.

    Lidhjet politike të Albtelekom

    Monopolizimi, papërgjegjshmëria e enteve rregullatore, mungesa e shtetit, “i japin të drejtë” Albtelekomit të marrë nëpër këmbë konsumatorin shqiptar. Edhe pse kjo kompani i ka të gjitha kapacitetet për të dhënë një shërbim në standardet e duhura, konsumatori nuk gjen dot zgjidhje për problematikat që has gjatë rrugës së bashkëpunimit me Albtelekom. Indiferenca e shtetit në mbrojtje të qytetarit të tij, për shkak të lidhjeve që Albtelekom ka me qarqe të larta të politikës shqiptare, bën që kjo kompani të mbushë e qetë “thasët” me para dhe t’i eksportojë te kompania mëmë. Zhvatja e konsumatorit shqiptar, pa i ofruar një shërbim dinjitoz, është alfa dhe omega e kompanisë Albtelekom.