Shoqata e Ndërtuesve të Shqipërisë kundërshton ashpër taksën e re të bashkisë së kryeqytetit

607
Shoqata e Ndërtuesve të Shqipërisë është shprehur kundër taksës së vendosur nga Bashkia Tiranë për ndikimin në infrastrukturë. Në një reagim për mediat, SHNSH ka listuar arsyet se pse nuk duhet vendosur kjo taksë. “Taksa nuk është reale, pasi bazohet mbi një çmim referencë, çmim që qeveria e rrit çdo vit dhe që aplikohet vetëm në një pjesë të pallatit. Kjo taksë u mbivendoset taksave kombëtare, çmimi i shitjes është objekt taksimi kombëtar.”- deklaron Shoqata, teksa thekson se kjo taksë është kundër normave të ndërtimit. SHNSH, nga ana tjetër, përmend edhe taksën e ndikimit në infrastrukturë, e cila tetë-fishohet, gjë që do të sjellë sipas tyre, rritjen e çmimit të shitjeve të banesave në kryeqytet. hoqata deklaron se, duke pasur parasysh dhe tendencave e viteve të fundit, më të penalizuarit do të jenë çiftet e reja të cilët janë dhe blerësit kryesore të banesave të reja. Shoqata e Ndërtuesve të Shqipërisë thekson edhe se kjo taksë do të jetë nxitëse për evazion dhe korrupsion, do frenojë ndërtimin dhe do ulë kërkesat për investim nga normat. “Jemi të bindur se paratë e shumëfishuara që do kalojnë në administrim të Bashkisë do të jenë shumë më pak efektive se sa kur menaxhohen nga normat e biznesit privat.”- pohon SHNSH, duke shtuar se nuk ka vend tjetër në botë që të 8-fishojë menjëherë taksën, gjë që bie në kundërshtim edhe më Ligjin e Planifikimit të Territorit, i cili shpreh qartë se taksa bazohet mbi vlerën e investimit të objektit. Një tjetër pikë që kundërshton Shoqata është se pagesa e gjithë vlerës së taksës kërkohet të bëhet brenda pesë ditësh nga shpallja e Lejes së Ndërtimit, që do të thotë që ndërtuesi bën 100% pagesën pa marrë shërbimin për të cilin paguan këtë taksë. Shoqata e Ndërtuesve të Shqipërisë paralajmëroi se do të ndjekë rrugën ligjore për të kundërshtuar këtë taksë.
Sigal