Lasgush PORADECI/ Poezi

    540
    Sigal

    Vrapojnë zemrat

     Me sulm të ri, me shpirtin plot

    Ti bën një vrap për t’ udhëtuar.
    Bën dhe një si vjet dhe sot,
    Dhe një dhe mot e pa pushuar.

    Dhe nuk u pyet për ngaj po shkon,
    Që ngaj po vjen ngaj të fryn era.
    Veç udhëton veç përparon,
    Si vjet e sot e mot përhera.

    Dhe ik…e ik…e ik…e ik…
    E ja! këputet zemr` e shkretë.
    E ja! përshembet vrap i lik
    E bje përmbys përgjithëjetë.

    E pa t’u tharë pika lot,
    Vrapojnë zemërat e tjera,
    Me sulm të ri, me shpirtin plot,
    Si vjet e sot e mot përhera.

     

    Maja e çelur

    Lulet lulëzuan
    me të parë djellë
    kushedi ç’duruan
    që kur janë mbjellë:

    që kur u përzyen
    me rër’ e me ujë,
    dhe u lagn’ e u lyen
    pa bujë e rrëmujë.

    Pa zë psherëtimi,
    zë e vaj të kotë,
    i ngurroj thellimi
    nënë dhen’ e ftohtë.

    Edhe balt’ e ndotur,
    edhe llum’ i ndyrë
    i patnë përlotur
    me ngjyrë e mynxyrë.

    Ato piperonin
    me një sulm i qetë
    dhe mbinin e shkonin
    që përposh përpjetë.

    Që ngaj errësira-
    brenda nç dhe thellç-
    ndillnin krejt tç lira
    dritçn edhe qjelltç.

    Sa me rend’ i mbante
    rrenj’ e balt’ e nxirç
    dh’ i tërhiqte e s’i ndante
    pçr nç fundçsirç,

    dhe sa m’i padukur
    edhe sa m’i zjarrte
    ishte sulm’ i bukur
    per ne qiejt’ e larte,

    aq me lire e fshehur,
    dh’ aq me ngadalë
    rritnin pa pandehur
    sulmin e pandalç:

    Dhe ja, ndizet era
    mbi barishte e bimç!
    Ja! qesh pranvera
    nçpçr ngashërime!

    Ja! sa lul’ e qetç
    çeli gjinç e sajç,
    pçrmbi degç e fletç
    atje lart nç majç!