Inxh. Niko NASKA/ Mbi problemet e trajtimit tё ujërave ndërkufitare me vendet fqinje

    2115
    Sigal

    Dokumente dhe projekte mbi rigjallërimin e rrugës ujore Danub-Moravё-Vardar-Egje

    Shkak pёr tё shkruar “Mbi problemet e ujërave ndërkufitare me vendet fqinje” u bё ringjallja e projektit tё rrugёs ujore Danub-Moravё-Vardar-Egje. Ndёrtimi i kanalit lundrues Beograd-Selanik qё lidh lumin Danub me Detin Egje, ёshtё njё ide mbi 100 -vjeçare. Ky projekt parashikon ndёrtimin e rrugёs ujore me gjatёsi 382 milje, nga lumi Danub nё portin e Selanikut, i lundrueshëm pёr anije me kapacitet deri 1000 Ton, nёpёr mjet lumit Morava dhe lumit Vardar duke i lidhur ata me njё kanal pёrmes pllajёs ujёmbledhёse tё Preshevёs. Qё nga Presheva, lumi Morava rrjedh drejt Danubit, ndёrsa lumi Vardar rrjedh drejt detit Egje. Ndёrtimi i kanalit tё lundrueshёm nё ujёndarёsen e Preshevёs shoqёrohet edhe me ndёrtimin e veprave tё tjera hidroteknike (rezervuar apo liqene artificiale me nёnobjektet pёrkatёse) qё do tё ushqejnё me ujё kanalin lundrues. Rruga ujore Beograd-Selanik, kur tё ndёrtohet do tё kompletojё sistemin e rrugёve ujore tё Europёs Qendrore duke e lidhur atё me kanalet lundrues Danub-Oder, Danub-Maldau-Elba, Danub-Main-Rhiee dhe do tё shkurtoj rrugёn ujore tregtare qё sot bёhet nga portet e Roterdamit, Bremen, Hamburg, Steçin, tё porteve tё Anglisё, tё Detit tё Veriut e atij Balltik nёpёrmjet Gjibraltarit, Detit Mesdhe deri nё Detin Egje (1600 milje).

    Shteti Maqedonas, nё mёnyrё tё njëanshme ka filluar devijimin e rrjedhave tё disa përrenjve e lumenjve tё pёrfshira nё rrugёn ujёmbledhёse tё lumit Drin duke i kthyer  rrjedhjet e tyre nё drejtim tё kundёrt, derdhja e tё cilёve bёhet nё drejtim tё Detit Egje.

    Veprime tё tilla tё njëanshme bien nё kundërshtim me konventat ndёrkombёtare pёr mbrojtjen dhe përdorimin e ujërave ndёrkufitare.

    Historikisht pёr problemet e ujërave ndёrkombёtare krijohen Komisione tё pёrbashkёta, tё cilat organizojnё takime, shkёmbejnё mendime dhe hartojnё marrёveshje tё pёrbashkёta Qeveritare.

    Disa takime me ish- Republikën Federative Popullore tё Jugosllavisё

    Data 05.12.1956, marrëveshja midis Republikёs Popullore tё Shqipёrisё dhe Qeverisё sё Republikёs Federative tё Jugosllavisё mbi çёshtjet e ekonomisё ujore. Ndёr tё tjera nё kёtё marrёveshje thuhet se: “Palёt kontraktuese zotohen qё nё bazё tё dispozitave tё kёsaj marrёveshjeje tё shqyrtojnё dhe tё zgjidhin me marrёveshje tё gjitha çёshtjet e ekonomisё ujore, si dhe masat e punimet qё mund tё influencojnë  mbi ndryshimin e sasisё e cilёsisё sё ujit, pёr tё cilat janё tё interesuara tё dyja ose njёra palё kontraktuese, duke patur parasysh ruajtjen e unitetit tё raporteve tё ekonomisё ujore dhe duke njohur tё drejtat dhe detyrimet qё rrjedhin nga ky unitet”. Kjo marrëveshje me 12 nene dhe e shoqëruar me “STATUTIN E KOMISIONIT SHQIPTARO-JUGOSLLAV PЁR EKONOMINЁ UJORE”, me 10 Nene , u firmos nga Kryetari i Delegacionit, Petro DODE.

    Data 27 Qershor deri 17 Korrik 1962, “Protokolli i mbledhjes sё dytё tё jashtëzakonshme tё Komisionit Shqiptaro-Jugosllav pёr ekonominё ujore”. Mbёshtetur nё procesverbalin e nёnkomisionit tё hartuar mё 7 Tetor 1961 nё Tiranё, nё mbledhjen e dytё tё jashtëzakonshme tё Komisionit Shqiptaro-Jugosllav pёr ekonominë ujore tё mbajtur nga data 27 Qershor deri 17 Korrik 1962, u trajtuan  edhe kёto çёshtje:

    Çёshtja e ekonomisё ujore tё zonёs sё Liqenit tё Shkodrёs.

    Ndёrtimi i njё rezervuari tё madh nё pjesёn e sipёrme tё Drinit.

    Punimet nё pellgun e Drinit tё Zi e Drinit tё Bardhё.

    Liqenit tё Shkodrёs dhe Bunёs, qё kanё tё bёjnё me regjimin e ujërave kufitar etj.. Nё kёtё mbledhje tё jashtëzakonshme Delegacioni Shqiptar pёrbёhej nga: Petrit Radovicka, Dashamir Tomini, Pandi Stratoberdha, Meleq Babani dhe Vasil Trimçev.

    Data 25 deri 27 Gusht 1964, Takim nё pikёn kufitare tё Mireshit pёr problemet ujore tё pёrrojit tё Mireshit, pёrrojit tё Rreshanit, nё sektorin e Gjoricёs tё lumit Drini i Zi. Nё kёtё takim morrёn pjesё:  Petrit Radovicka, Javer Çobani, Jorgo Çuli dhe Vasil Trimçev

    Data 23 deri 30 Mars 1965. Protokolli i mbledhjes sё IV tё zakonshme tё Komisionit Shqiptaro-Jugosllav pёr ekoniminё ujore, ku ndёr tё tjera u shqyrtuan edhe kёto çёshtje si:

    Pёr rregullimin e Liqenit tё Shkodrёs-Drinit-Bunёs.

    Gjendjen e pёrroit tё Mireshit.

    Çёshtjet e peshkimit nё Liqenin e Prespёs, Pogradecit, Shkodrёs dhe nё lumenj kufitar, etj..

    Delegacioni shqiptar pёrbёhej nga: Petrit Radovicka, Hysni Dino, Meleq Babani, Jorgo Çuli, Zef Rakacolli, Vasil Trimçev dhe Ndoc Rakaj.

    Data 25 Prill deri 2 Maj 1966, Protokolli i mbledhjes sё V-tё tё zakonshme tё Komisionit Shqiptaro-Jugosllav pёr ekonominё ujore.

    Problemet e kёsaj mbledhje u trajtuan sipas rendit tё ditёs, tё cilat ne do t’i trajtojmё nё shkrimet e ardhshme.

    Delegacioni Shqiptar pёrbёhej nga Petrit Radovicka, Hysni Dino, Ndoc Rakaj, Zef Rakacolli, Mehmet Çaka, Jorgo Çuli dhe Vasil Trimçev.

    Datat 11 Prill deri 17 Prill 1967, Protokolli i mbledhjes sё VI-tё tё zakonshme tё Komisionit Shqiptaro-Jugosllav pёr ekonominё ujore, ku ndёr tё tjera u trajtua gjendja nё Lumin e Vermoshit (Gernçar).

    Delegacioni shqiptar pёrbёhej nga: Petrit Radovicka, Hysni Dino, Zef Rakacolli, Jorgo Çuli, Jorgaq Mihali, Seit Dyrzi dhe Rexhep Istrefi.

    Data 17 deri 27 Dhjetor 1973,  Protokolli i mbledhjes sё zakonshme tё Komisionit Shqiptaro-Jugosllav pёr ekonominё ujore. Nga 8 çёshtje qё shqyrtoi mё specifike ishin “Problemet qё lidheshin me mёnyrёn e pёrpunimit tё dokumentacionit teknik mbi valёn maksimale tё mundshme tё përmbytjes nga akumulacionet nё pellgun e Drinit dhe studimi i lidhjes hidrologjike midis Liqenit tё Prespёs dhe Liqenit tё Pogradecit”. Pёrbёrja e delegacionit shqiptar nё kёtё takim ishte: Emin MUSLIU, Zef Rakacolli, Hasan Haxhia, Ali Hamzaj, Vasil Trimçev, Nesti Lubonja, Dashamir Tomini, Iliaz Cerka, Farudin Hoxha dhe Hysen Alibali.

    Disa takime me Republikёn e Greqisё.

    Data 9 deri 13 Prill 1984, Komisioni i pёrbashkёt i ekspertëve shqiptarё e grekё “Pёr shqyrtimin e anёs teknike tё çёshtjeve qё kishin tё bёnin e kanё tё bёjnё me shfrytëzimin e ujërave tё Lumit Vjosa (AOS)”. Nё kёtё takim nga pala shqiptare morrёn pjesё: Javer Çobani, Egon Gjadri, Dhimitёr Vogli, Ksenofon Kristafi, Ali Hamzai dhe Jorgo Pando.

    Data 18 deri 22 Nёntor 1985, nё rendin e ditёs prej 4 pikash tё kёtij takimi, pёr t’u theksuar ishte miratimi i rregullores me 10 nene i Komisionit tё pёrbashkёt Shqiptaro-Grek “Pёr ujërat e lumenjve kufitar”, komision, i cili do tё mblidhej njё herё nё vit, me radhё nё Shqipёri dhe nё Greqi. Pёrbёrja e delegacionit shqiptar ishte: Javer Çobani, Ksenofon Kristafi, Nikolla Konomi, Lili Dhamo, Çarçan Danaj dhe Minella Dalani.

    Data 12 deri 15 Prill 1988 u zhvillua takimi i ekspertëve shqiptar e grek “Pёr çёshtjet e ekonomisё ujore”. Ku ndёr tё tjera u diskutua pёr kohёn e mbledhjes sё parё tё Komisionit tё Pёrbashkёt Shqiptaro-Grek “Pёr ujërat e lumenjve kufitar”. Mbledhja e parё e kёtij komisioni u zhvillua nё datat 1 deri 3 Qershor 1988. Nё pёrbёrje tё delegacionit shqiptar ishin: Egon Gjadri, Javer Çobani, Dhimitёr Vogli, Bujar Qirko, Lili Dhamo, Kapllan Vani, dhe Agur Begaj.

    Datat 10 deri 12 Janar 1989, u zhvillua takimi i delegacioneve tё dy palёve “Pёr shqyrtimin e projekteve tё marrёveshjes pёr ekonominё ujore” dhe  tё “Statutit tё Komisionit tё Pёrbashkёt pёr Ekonominё ujore” tё shkёmbyera midis tё dyja palёve. Pёr delegacionin shqiptar materiali u firmos nga Egon GJADRI (kryetar).

    Pas vitit 1990 e nё vijueshmёri, janё zhvilluar takime tё Komisioneve tё pёrbashkёta “Pёr ujërat ndёrkufitare” me pёrfaqёsues tё Republikёs sё Greqisё dhe tё vendeve tё tjera tё ish- Republikёs Federative tё Jugosllavisё (Maqedonisё, Malit tё Zi, etj.), takime tё cilat nё disa raste kanё rezultuar nё dёm tё interesave ekonomike tё vendit tonё.

    Është detyrё e Qeverisё aktuale qё anёtarёt e Delegacionit qё do tё marrin pjesё nё Komisionet e Pёrbashkёta pёr ujrat nderkufitare tё jenё specialist tё aftё tё fushёs, njohёs tё kuadrit ligjor ndёrkombёtar nё fushёn e mbrojtjes sё mjedisit dhe veçanёrisht tё ujërave ndёrkombёtare, lumor, liqenor, tё rezervuarёve tё pёrbashkёt, detar etj., tё jenё edhe pak shqiptarё.

    Ato duhet tё njohin mirё ndёr tё tjera:

    Konventёn mbi vlerёsimin e ndikimit mjedisor nё kontekst ndёrkufitar, bёrё nё ESPOO, Finlandё, mё 25 Shkurt 1991, dhe hyrja nё fuqi me 10 Shtator tё vitit 1997.Vendi ynё e ka ratifikuar kёtё konventё mё 04.10.1991. Konventa mbi mbrojtjen dhe pёrdorimin e ujërave ndёrkufitar dhe liqeneve ndёrkombёtare, bёrё nё Helsinki me 17 Mars 1992, dhe hyrё nё fuqi mё 6 Qershor 1996. Vendi ynё ёshtё bёrё palё nё tё mё 5 Janar 1994….