“Jetëgjati nuk bëhet jetëshkurtër,”-thotë një shprehje e urtë popullore e jona e cila gjend vend në videon e mëposhtme.

Një foshnje i ka shpëtuar mrekullisht rrëzimit nga motoçikleta pasi kishte ecur e vetme për 100 metra e hipur mbi të. Ngjarja ka ndodhur në Indi dhe është filmuar rastësisht nga disa udhëtarë në rrugë, shkruan “Daily Mail”.

Në video dallohet teksa prindërit e vogëlushes që po udhëtonin me motoçikletë bien prej saj, ndërsa vogëlushja vijon të ecë. Pas disa metrave ajo i shpëton për mrekulli përplasjes me një kampion, ndërsa rrëzohet në anë të rrugës mbi një lulishte.

Siç duket nga pamja ajo nuk ka pësuar asnjë lëndim, ndërsa kalimtarët vijnë me shpejtësi për ta ndihmuar.

Edhe prindërit e foshnjës ia kanë hedhur me disa lëndime të lehta, por Policia e Bengaluru-s e akuzoi shoferin për disa shkelje, si shpejtësi mbi normat e lejuara, përdorimin e telefonave celulare dhe parakalim nga e majta. Nuk është e qartë nëse kanë nisur procedurat ligjore.