Fatmir Minguli/ Një haik, mik në bjeshkë

    423
    Sigal

    ( Mbi librin “Haiku i bjeshkëve” të poetit Gjon Neçaj)

     Kish kohë që Milianov Kallupi në të gjallë të tij, më fliste për poetët e qytetit të Tropojës, për Lulzim Logun e për Gjon Neçaj. Ishte ai dhe promotori që më vuri në lëvizje për të njohur nga afër , veprat e këtyre dy poetëve të Veriut… Sot poeti Milianov Kallupi nuk jeton më, por shumë gjurmë njerëzore dhe artisti i la kësaj toke.

    Librin “Haiku i bjeshkëve” të poetit Gjon Neçaj e lexova dhe e studiova me kujdes. Janë 41 haiku në këtë libër të vogël , botuar në shqip dhe përkthyer në anglisht nga Kujtim Agalliu. Janë “41 cicërima zogjsh” thotë për haikun e vet, Gjon Neçaj… Haikut e Gjon Gecajt janë kështu të shkurtra dhe konçize cicërima zogjsh e përkundje majash të pishave e lisave të lartë, jehona kristalesh të dëborës, e puhizaerërash të lehta në luginat ku” delet kthehen rudinave”… Të çosh haikun në bjeshkët e veriut shqiptar është një sipërmarrje e mundimshme.

    për më tepër lexoni Gazetën Telegraf