Azilkërkuesit, Shqipëria në vend të parë për Prillin, në Mars ishte e treta

    378
    Për muajin prill Shqipëria mban rekordin e largimeve drejt Gjermanisë në krahasim me muajt e tjerë paraardhës. Muaji prill shënon dhe shifrën më të lartë prej 4 794 personash duke e renditur Shqipërinë në vend të parë për numrin e azilkërkuesve, rreth një mijë e 700 më shumë se në muajin mars. 
    Të dhënat e publikuara sot nga ministria e Brendshme Gjermane e rendisin Shqipërinë në vend të parë duke lënë pas edhe Kosovarët dhe sirianët, të renditur në vend të dytë dhe të tretë. 
    Kosova ka një rënie të ndjeshme të numri të azilkërkuesve, në prill kanë kërkuar azil 4.608, kundrejt 11.729 të regjistruar në mars. Edhe vende të tjera të rajonit si Serbia dhe Maqedonia shënojnë rënie të numrit të azilkërkuesve në Gjermani.
    Sigal